Para një viti bëri gjiron në media me lotët e saj pas konfiskimit të disa kilogramëve të duhanit por që atëherë dhe deri më sot edhe pse ka kaluar një vit për Nusha Agostinin asgjë nuk ka ndryshuar ndërsa vijon që të shesë mes shumë vështirësive dhe frikës.

79-vjeçarja shprehet se nuk ka asnjë mundësi tjetër të ardhurash për të dhe bashkëshortin 90-vjeçar. Nusha ka edhe një thirrje për shtetin shqiptar. Pavarësisht kontrolleve të herëpashershme 79-vjeçarja nuk ka asnjë burim tjetër jetese përveçse të merret me shitjen e duhanit.