“Yahoo”, motori i njohur i kërkim në internet do t’i shitet gjigandi i telekomunikacionit “Verizon Communications”. Marrëveshja pritet të arrijë shifrat e 5 miliardë dollarë.

Kompania “Yahoo” është gjendur nën presionin e aksionerëve për shkak të rezultateve të dobëta financiare të tetë viteve të fundit. Transaksioni i pritshëm do t’i japë fund edhe drejtimit të kompanisë nga Marissa Mayer, ish-drejtuese më parë në kompaninë “Google”. Ajo vetë do të përfitojë një shpërblim prej 57 milionë dollarësh. Kompania “Yahoo” ka dalë me humbje megjithë rritjen e pagesave nga tregu i reklamave që përllogaritet në shumën prej 160 miliardë dollarësh. Firma “Yahoo” vazhdon të tërheqë në internet rreth 1 miliardë vizitorë çdo muaj.