Banesat që shiten pa çertifikatën e energjisë,gjobë deri në 300 mijë lekë

Asnjë ndërtesë nuk do të shitet apo do të jepet më qira përpara se të çertifikohet nga një auditues i licencuar për plotësimin e kushteve të eficencës energjitike. “Çertifikata për performancën e energjisë” duhet t’i dorëzohet çdo blerësi ose qiramarrësi, ndërkohë që duhet të jetë e vlefshme për një periudhë maksimale prej 10 vitesh nga momenti i lëshimit. Ministria e Energjetikës ka depozituar në Kuvend Projektligjin për Performancën e Energjisë së Ndërtesave, i cili parashikon gjoba deri 300 mijë lekë në rastet kur subjektet nuk certifikojnë objektet, apo nuk ua dorëzojnë ato klientëve. Drafti përcakton normat e lejuara të konsumit dhe kushtet që duhet të plotësojnë ndërtesat e reja dhe ato ekzistente për shfrytëzimin me eficencë të energjisë. Ligji do të zbatohet mbi të gjitha ndërtmet ekzistente dhe ato të rejat, me përjashtim të atyre që përdoren më pak se 4 muaj në vit. Përjashtim do të bëjne edhe objektet e trashëgimisë kulturore apo të kultit. Çertifikata e energjisë duhet të ketë treguesin e llogaritur për performancën e energjisë së apartamentit, të dhënat teknike, apo elementët mbështjelljes. Në rast se subjekti nuk bën çertifikimin, dënohet me gjobë në masën 200 000 lekë. Në rast se çërtifikata nuk i dorëzohet blerësit apo qiramarrësit, subjekti dënohet me gjobë, në masën 300 000 lekë.

Artikulli paraprakBOKS, VLLAZNIA FUTET NË PALESTRËN E SAJ TË RE
Artikulli tjetërPROTESTA E GREVA NE FRANCE KUNDER REFORMES SE PUNES