Reshjet e shiut gjatë 5 gushtit përfshinë edhe qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe.
Mjaftuan pak reshje shiu që rruga kryesore në qytetin e Koplikut të bllokohet nga uji duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve si dhe duke krijuar në disa moment edhe trafik të rënduar aty.

Ndërkohë edhe këmbësorët patën vështirësi në lëvizjen e tyre në rrugët e qytetit të Koplikut për shkak të përmbytjes që sollën reshjet e shiut.

Kjo situatë në rrugët e Koplikut ishte momentale sepse pas reshjeve të shiut aksi kryesor iu kthye normalitetit sa i përket qarkullimit të automjeteve dhe lëvizjes së kombësorëve.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË SLLOVENI, ABAZOVIÇ: JEMI TË GATSHËM T’I NDIHMOJMË MIQTË TANË
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT “BOSHATISIN” PLAZHET