E çfarë janë ligjet, Montesquieu i sheh si marrëdhënie të domosdoshme që dalin nga natyra e gjërave. E ligjvënësit tanë me sa duket i dorëzohen natyrës literalisht të detyruar nga shiu.

Kështu ka ndodhur ditën e sotme, teksa nën çadër socialistë e demokratë janë bërë bashkë për të marrë pjesë më pas në seancën parlamentare ku mbajti një fjalim Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky. Ndonëse në debate janë ‘armiq’, jashtë duken shumë miqësorë.

Deputetja demokrate Ina Zhupa shihet në krahë me deputeten e PS Milva Ekonomi. Pak më tej deputetja e PS Klotilda Bushka ecën nën shi me deputetin e PD Gazment Bardhi. I vetëm shfaqet ish-kreu i PD-së Lulzim Basha duke hyrë në parlament.

Nuk mund të mos kujtohen vargjet e këngës hit të së madhes Vaçe Zela “Djaloshi dhe shiu”.

Artikulli paraprakANALIZA E AL JAZEERA-S: SI “PATRIOTËT SERBË” DUAN QË BEOGRADI TË KTHEHET NË NJË PROVINCË RUSE
Artikulli tjetër“KUR DO MA PREZANTOSH NDONJË SHOQE?”, KËRKESA E SHEFIT TË BURGUT PËR KONKURRENTEN PËR POLICE NË VEND TË PËRGJIGJES POZITIVE