Reshjet e shiut kanë nisur të shihen si një dramë në Shkodër.

Mjaftojnë disa milimetra shi, që të ketë jo vetëm prezencë uji në rrugët e amortizuara por edhe në lagjet e qytetit. Nje situate e tille mjaft problematike paraqitet në lagjen periferike “Mark Lula”. Pamjet faktojne qarte qe pas vetem pak diteve me shi rruget jane bllokuar totalisht nga pellgjet me uje duke bere qe kalimi ne kete zone te jete i veshtire dhe hera-heres i pamundur. Prej 25 vitesh banoret e kesaj lagjie perballen me amortizimin e tejskajshem te rruges, mungesen e kanalizimeve, ujit te pijshem, edhe pse nga ana tjeter shpesh here iu eshte premtuar per investime konkrete.

Por ne fakt kjo lagjie nuk ka perfituar asnjehere prej buxhetit te bashkise se shkodres dhe as prej fondeve nga pushteti qendror megjithese kjo zone eshte tejet e populluar cka ben qe infrastrukture brenda starndarteve eshte jo thjesht e nevojshme por e domosdoshme. Keshtu mbi 2 mije familje te kesaj zone jane te detyruar te vuajne amortizimin e rruges qe ne te shumten e rasteve i sjell probleme edhe tek shtepite e tyre pasi uji e balta u bllokojne totalisht hyrjet dhe oborret e shtepive. Banoreve te kesaj lagjie, ndonese taksapagues të rregullt asnjëherë nuk i është ofruar shërbimi i duhur.

Artikulli paraprakBUSHATI: PRITEN TË TJERA PIKA KUFITARE ME MALIN E ZI
Artikulli tjetërOSHEE, ÇELA: KËRKOJMË TË ULET NIVELI I HUMBJEVE