
Moti i keq me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezhës gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të premteje, nuk e ka ndalur plazhin ne Shengjin. Pavarësisht kushteve atmosferike, e gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri ne zonen e Kunes ishte e populluar me pushues, ku dominonin shqiptares e kosoves.
Pushuesit shprehen se nuk kanë menduar të largohen nga plazhi, pasi edhe kjo kohë është e favorshme për pushime pranë detit.
Megjithëse sezoni turistik është drejt fundit, frekuentimi I Shëngjin mbetet maksimal, ndeesa referuar prenotimeve edhe pritshmëritë për muajin shtator janë pozitive, duke e zgjatur kështu sezonin përtej muajit gusht.






