Këtë të martë në zonën e nënshkodrës është rikthyer situata e përmbytjeve .
Ashtu si edhe u paralajmërua një natë më parë nga koorporata elektroenergjitike Shqiptare nga hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin kanë nisur shkarkimet e kontrolluara duke sjellë prani uji në rrugën hyrëse në fshatin Obot .
Lartësia e ujit arrin në 40-50 cm duke krijuar vështirësi për kalimin e automjeteve të ulta. Për pasojë në hyrje të Obotit u vendosën automjetet e ushtrisë për të bërë të mundur kalimin e banorëve të zonës.
Në shtabin e mergjencave nuk raportohet për banesa të rrezikuara nga uji ndërsa aktualisht ka prani të ujit në disa hektarë tokë bujqësore në zonën e nënshkodrës.
Autoritetet po mban nën mbikqyrje situatën në rast të problematikave

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT
Artikulli tjetërMOTI,SITUATA NË QARKUN SHKODËR