Shkarkimet në hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit kanë krijuar frikë për përmbytje edhe tek banorët e zonës së Vukatanës, të Njësisë Administrative Gur i Zi. Ata shprehen se nëse situata nuk mbahet nen kontroll te vazhdushem kjo zone rrezikon te permbytet njëlloj sin ë vitet 2010-2011, pasi prurjet janë rritur ndjeshëm e shkarkimet vazhdojnë të jenë me intensitet të lartë.

Ndërkohë, banorët shprehin shqetsimet e tyre edhe per të mbjellat pasi tokat janë të mbuluara me ujë. Ky problem ndikon në të ardhurt e familjeve të tyre.
Niveli I ujit në lumit Drin eshtë rritur ndjeshëm e për pasojë edhe shkarkimet në hidrocentralin e Vau Dejësit kanë arritur shifrën 1400 m3/sek, çfarë rrit kështu rrezikun për përbmytje në këtë zonë, e cila për vite me radhe ka qenë e rrethuar nga uji.

Përsa I përket të mbjellurave bashkia Shkodër ka bërë të mundur hapjen e kanaleve kulluese në mënyrë që të shmanget problemet. Megjithatë, vërshimi I ujit mund të rrezikoj ato.