Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar shkarkimet e bëra në qeverinë e Malit të Zi.

Abazoviç është shprehur gjithçka do të përfundojë me 4 shkurt.

‘Dua të jap një mesazh serioz, nëse dikush dëshiron të prekë rendin kushtetues me veprime të paligjshme do të ketë një përgjigje adekuate’, ka thënë Abazoviç.

Sipas tij kryeministri Zdravko Krivokapiç po këshillohet nga njerëzit e gabuar dhe se çdo veprim që ka bërë është në kundërshtim me çfarë ai ka dashur të arrijë. Nëse dikush në Mal të Zi nuk e kupton përse duhet të bjerë qeveria, tani është plotësisht e qartë se njerëzit që duan të shkaktojnë trazira dhe konfuzion duhet të vijnë në vendin tonë, mendoj se do të marrin përgjigjen e duhur’, ka theksuar më tej Abazoviç.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit se po bëhet një grusht shtetit, ai tha se të vetmit që po bëjnë grusht shteti janë këto nisma që janë marrë nga qeveria dhe ndërrimet që janë bërë aktualisht.

Ndërsa ndalur tek akuzat ndaj tij për lidhje me kontrabandën e kokainës, Abazoviç i ka cilësuar marrëzi këto deklarata, por megjithatë ka theksuar se është krenar për rezultatet në sektorin e sigurisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, OPERACIONI “GIMAJ”/ SHKON NË 3 NUMRI I TË ARRESTUARVE, BIE NË PRANGA EDHE NJË 28-VJEÇAR I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërCOVID-19/ TREFISHOHEN RASTET E REJA NË VEND, REGJISTROHEN EDHE 5 VIKTIMA NË 24 ORË