Kur pritet të përmirësohet, situata e përmbytjeve në territorin e bashkisë Shkodër vijon të përkeqësohet si shkak I shkarkimeve të shumta nga hidrocentrali Vau Dejës. Sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet me rreth 3600 hektarë, rreth 100 hektarë më pak se një ditë më parë. Në raportimin e bashkisë Shkodër bëhet me dije se hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 m.

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 3 cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.88 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 1 cm. Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10 cm. Në njësinë administrative Ana e Malit, rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta.

Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm. Në fshatin Obot ka prezence uji në oborre 100cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 30 cm mbi sipërfaqe. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë. Në këto zonë janë 2 shtëpi të përmbytura.

Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 -2.5m. Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1500 hektarë. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan. Ka prezence uji 20 cm në rrugen Belaj- Pentar.

Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta. Në njësinë Velipojë situata është përmirësuar krahasuar me një ditë më parë, ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Në njësinë Gur I Zi, vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Ndërsa, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur në njësinë Rrethina vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç.