Këshilli i Ministrave, ka vendosur që Blerina Avrazhda të jetë zëvendësministre e Mbrojtjes.

Ajo zëvendëson Dorian Tolën, i cili u shkarkua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, më 16 janar 2025 me vendim të Këshillit të Ministrave.

‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë’, thuhet në vendim.

Artikulli paraprakRRUGA SHIROKË-ZOGAJ, BENET BECI: NJË INVESTIM QË DO T’I SJELLË ZONËS SHUMË ZHVILLIM
Artikulli tjetërGRABITET NJË BANESË TEK URA DERVISHBEG, DYSHOHET NË VLERËN E 100 MIJE €