Gjykata Kushtetuese vijoi sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në seancën e së martës u trajtua pjesa e kërkesave të Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri.

Në parashtrimin e qëndrimit nga ana e Presidentit, përfaqësuesi i Metës Dervishaj tha sot në Kushtetuese se gjatë procesit Kuvendi me dashje shkeli parimin e ndarjes së pushteteve.Sipas tij Kuvendi tentoi të deligjitimojë dhe kufizojë veprimtarinë e Presidentit duke përçuar në publik se është Kuvendi që i ka rolet dhe ekskluzivitetin e së drejtës

“Kjo mënyrë veprimi, pa objekt dhe lëndë, dhe pa arritur të identifikojë veprim apo akt të rëndë. Kjo evidenton qartë se procesi është iniciuar politikisht, duke u hakmarrë ndaj presidentit, duke kufizuar rolin e tij dhe shmangur vëmendjen nga të gjitha problematikat”, tha ai.

Dervishaj tha se të ngresh një kom hetimore për të vetmin institucion te pa kapur nga kjo mazhorancë është e papranueshme për shoqëritë demokratike.

“Nisma të tilla janë të papranueshme për shoqëritë demokratike. Konsiderohen kapje dhe puc institucional”. u shpreh ai.

Pas parashtrimit të qëndrimit të Presidencës për çështjen e shkarkimit, Presidenca ka kërkuar 48 orë kohë për t’iu përgjigjur 70 pyetjeve që i është bërë. Gjykata Kushtetuese vendosi ta pranojë kërkesën dhe seanca e radhës do të mbahet diten e hënë ora 10:00.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINICIATIVA E KRYEMINISTRIT, PARLAMENTI I MALIT TË ZI NUK E MBËSHTET SHKARKIMIN E ABAZOVIÇ
Artikulli tjetërDIGJET NJE BANESE NE SHKODER, DYSHOHET PER NJE VIKTIME