Zbardhen emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua nga kryeministri Rama.

Sipas informacioneve në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.

Kandidatët që kanë paraqitur kandidaturën janë:

Lenc Panganika

Gentian Shehaj

Afrim Tafa

Idajet Faskaj

Pëllumb Seferi

Elidon Çela

Skënder Hitaj

Tonin Vocaj

Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të vlerësimit, ndërsa në fund do të vendoset emri që do të marrë drejtimin e Policia e Shtetit.

Artikulli paraprakPËRMBYSEN VENDIMET PËR ISH-DREJTUESIT E POLICISË LEZHË
Artikulli tjetërVENDIMI PËR TIKTOK, RAMA: KUSHTETUESJA MENDONKA SE 90% E PRINDËRVE DHE MËSUESVE ISHIN GABIM KUR KËRKUAN MBYLLJEN