BORDI NUK MBLIDHET, PRITET VENDIMI I PRESIDENTIT LORENC LUKA. Asgjë e re nuk do të ndodhë në kampin shkodranë, përsa i përket vendimeve për shkarkimin e trajnerit të Vllaznisë.

Bordi drejtues nuk është mbledhur diten e enjte ashtu siç kishte paralajmëruar. Interesimit të Star Plus, drejtuesit e skuadrës i janë përgjigjur me faktin se nuk e dinë akoma se çfarë do të bëhet. Kryetari i bordit amuli është ka sqaruar se nuk është mbledhur askush. Ndërsa të tjerë flasin se është duke u pritur vendimi i presidentit të ekipit që është kryetari i Bashkisë Lorenc Luka. Pra tashmë këtu duhen ndalur të gjithë dhe të bëhet një analizë e situatës tek Vllaznia. Kur bordi mori drejtimin e ekipit u tha se ka të drejtë të emërojë, shkarkojë dhe të marrë çdo masë tjetër organizative në shërbim të ekipit. Ndërsa tani kur vjen puna tek shkarkimi i trajnerit apo marrja e lëvizjeve të duhura, është presidenti ai që hyn në lojë dhe vendim marrja i mbetet atij. Trajneri i Vllaznisë nuk do të shkarkohet dhe kjo është duke u parë qartazi. Deklarat e tij se po u shkarkova shpërthen Vllaznia, duket se ëhstë e vërtetë, pasi këtu realisht ka diçka që nuk shkon. Një prej anëtareve të bordit, pikërisht Edip Shiroka në emisionin “Star Sport” u shpreh pro shkarkimit, madje dhe shumë të tjerë janë pro kësaj lëvizjeve, Nga ana e tjetër nuk ka asnjë lëvizj e cila të japë një zgjidhje. Me të drejtë lind pyetja se pse duhet pyetur presidenti kur deri tani vendimet i ka marrë bordi. Por as vetë anëtarët e bordit nuk janë të fuqishëm për të ndërmarrë lëvizje që ndoshta mund të sjellin të tjera fakte në kampin kuqelbu. Sipas burimeve, trajneri Italian do të jetë në drejtim të skuadrës. Arsyea akoma është e paqartë, kur logjika e humbjeve dhe dështmeve të drejton drejt largimit të tij. Pikëpyetjet janë shumë të mëdha. Tani janë vetëm drejtuesit e ekipit që ndoshat me ndonjë dalja publike, siç bëjnë zakonsiht me deklarata nëpërmjet emailit të sqarojnë situatën.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/2wJ8soOlL6I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakQKF, ZHVILLON KAMPIONATIN NË PING-PONG
Artikulli tjetërRAMA NË LA7 : SHQIPËRIA KËRKON TË JETË NË FAMILJEN E MADHE EUROPIANE