W3Schools

SHKARKIMI NGA CHELSEA/ SULMUESI I SHQIPËRISË FALENDERON LAMPARDIN: MË BËRE ËNDRRËN REALITET

226

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja ka falenderuar publikisht Frank Lampard i cili dje u shkarkua nga Chelsea.

Lampard solli Brojën tek ekipi i parë i Chelsea-s madje duke i dhënë mundësinë sezonin e shkuar të debutojë.

Broja pavarësisht se u largua nga Chelsea në formë huazimi tek Vitesse, nuk e harron njeriun që i dha mundësinë të luajë me ekipin e parë të bluve.

”Faleminderit që ëndrrën time e bëre realitet”- shkruan Broja.