
Aktorët e teatrit “Migjeni” në Shkodër Simon Shkrela dhe Vladimir Doda kanë reaguar publikisht përmes një deklaratë për media duke cilësuar nisjen e procedurës për shkarkimin nga detyra aspak të drejtë dhe me prapavijë politike .
Shkrela thotë se e gjithë kjo ka nisur nga zyra e kulturës në bashkinë Shkodër .
Aktori Vladimir Doda thekson se tabelat e servirura nga bashkia Shkodër mbi pjesëmarrjen në role nuk janë të sakta pasi janë shumë aktivitete të tjera ku të dy aktorët kanë qenë pjesëmarrës ndërsa thekson se regjizorët që kanë fituar projekte kanë ardhur pothuajse me trupa të gatshme nga Tirana.
Shkrela thekson se e gjithë kjo është situatë është sulm i pastër politik ndaj tij .
Me herët ka pasur dhe një reagim nga bashkia Shkodër e cila ka sqaruar se bazuar në performancën e tyre në pune ka munguar efikasiteti, efektiviteti, produktiviteti dhe cilësia në pune .






