“Furtunë” në komisariatin e Rinasit. Shkarkohen nga detyra 9 kontrollorë dhe 6 ndihëm specialistë. Largimet nga detyra janë bërë për shkak të performancës së dobët në punë.

Shkarkimet janë bërë me urdhër të Aida Hajnajt, e cila është Drejtoreshë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin. Ndërsa burime për Report Tv pohuan se priten të tjera largime nga komisariati i Rinasit. Largimet nga detyra të punonjësve vijnë pak ditë pas lirimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako. Në vendin e tij është komanduar Rebani Jaupi, cili pritet që të bëjë disa lëvizje.