Vettingu shkarkoi nga detyra prokurorin Ervin Karanxha, të cilit ju gjetën problem serioze me pasuritë dhe aftësitë profesionale.

Ndaj prokurorit të diskutuar ishin ankuar 20 qytetarë, mes tyre edhe nga ata që denoncuan në KPK se prokurori i kishte dërguar nën akuzë në Gjykatë për të ndihmua miqtë, ndonëse ata nuk kishin kryer krime.

Mbasi shpërfilli seancat e mëparshme ish prokurori Karanxha u paraqit gjatë shpalljes së vendimit dhe reagoi në këtë mënyrë.

Por, Karanxha rezultoi se nuk justifikoi pasuritë dhe se ka bilanc negative të ardhurash për disa vite, domethënë kashpenzuar më tepër se sa kishte të ardhura ligjore. Problemet serioze ju gjetën në pasuritë e tij dhe të bashkëshortes Bernina Kondi, e cila gjithashtu u shkarkua nga vetting, pak muaj më parë, pasi edhe ajo kishte probleme me pasurinë.

Nga të tre komponentët e vettingut, Karanxha doli i pastër vetëm për figurën, ndërsa në dosjet hetimore të vettingut rezultoi se në një rast, prokurori Karanxha ka favorizuar disa të hetuar, duke kërkuar dënimin minimal me arsyetimin se ata ishin në moshë të re dhe ishin penduar.

Por, komisionerët e vettingut thanë se ata që prokurori i quante moshë e re ishin deri në 47-vjeç dhe se në fashikuj nuk ekzistonte ndonjë shkresë që të provonte pendesën.

Marrë nga Top Channel

Artikulli paraprakTJETËR MARRËVESHJE ME PFIZER PËR 23 400 VAKSINA, MANASTIRLIU: VAKSINIME DERË MË DERË, PRESIM MBI 400 MIJË DOZA BRENDA GUSHTIT
Artikulli tjetërU ARRESTUA ME URDHËR TË SPAK, RAMA SHKARKON KRYEBASHKIAKUN E LUSHNJES, FATOS TUSHE