
Eshte shkarkuar klani drejtues i policise Shkodër, drejtuesi i policise fatmir lleshi dhe shefi i komisariatit Nikë Nikollaj. Si dhe eshte pezulluar shefi i stacionit te policise Theth. Burimet thone se shkak jane bere ndërtimet pa leje në zonën e Thethit por edhe probleme të tjera në qytetin e Shkodrës. Sipas komenteve te shumta, ne rrejete sociale vihen re qendrimet pozitive të qytetarëve per vendimin e kryeministrit per te shkarkuar drejtuesit e policise Shkoder. Kjo eshte hera e dyte qe drejtues i policise Fatmir Lleshi largohet nga Shkodra, e cuditerisht u emerua serish ne Shkoder pas problemeve te shumta me qytetaret. Në një deklaratë për mediat, drejtori I përgjithshëm I policisë, Ilir Proda lajmëroi shkarkimin e tyre ndërsa tha se funksionarët që neglizhojnë detyrën apo abuzojnë nuk meritojnë të veshin uniformën blu.






