Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkodrës. Valbona Durraj.Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive të saj, ndërkohë që ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, përfshirë evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Trupa gjykuese e KPK që përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici anëtar ka përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Durraj vetëm në kriterin e pasurisë.Gjyqtarja Valbona Durraj(Seknaj) i kundërshtoi gjetjet e KPK-së lidhur me mungesën e burimeve të ligjshme të krijimit të pasurive, për evazionin fiskal dhe ndërtimin pa leje.

Ajo shpjegoi se në analizën financiare të KPK-së për periudhën 2004-2010 është kryer përllogaritje e gabuar e të ardhurave të përfituara nga paga e saj si gjyqtare, pasi ka pasaktësi për vitin 2007 dhe se nuk janë përfshirë dietat.Ajo shprehu rezerva edhe për llogaritjen që Komisioni ka kryer në analizën financiare duke e konsideruar si një kalkulim matematikor dhe jo në përputhje me ligjin.Që në fillim të seancës, gjyqtarja Valbona Durraj u shpreh se nuk ishte dakort me vendimin e Komisionit për të përfunduar rivlerësimin e saj vetëm për kriterin e pasurisë dhe i kërkoi trupës gjykuese që të rihapte hetimin edhe për dy kriteret e tjera.

Relatorja Suela Zhegu pohoi se sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, gjyqtarja Durraj kishte kryer deklarim të pasaktë të pasurive, nuk kishte pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre, kishte kryer deklarim të rremë dhe fshehje, ndërsa nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.Lidhur me një apartament me sipërfaqe 115 m2 në Tiranë, të porositur më 8 dhjetor të vitit 2004 në vlerën e 78 mijë eurove e të realizuar me akt shit-blerje në vitin 2013, relatorja Zhegu theksoi se subjekti nuk kishte deklaruar burimin e krijimit të shumës së sipërcituar.

Zhegu tha se Komisioni ka kryer hetim administrativ të pavarur për deklarimet e pasurive nga ana e kreut të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Durraj, nga ka rezultuar se kjo e fundit nuk i ka pasqyruar burimet e krijimit të pronave që zotëron.Valbona Durraj e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar në gjykatën e shkallës së parë të shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 ajo u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBIMËT MEDICINALE NË PERIUDHËN E TYRE MË TË MIRË
Artikulli tjetërUJËSJELLËSI–QYTETARËVE: MOS E SHPËRDORONI UJIN