Vetëm 7 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pranë rrugës nacionale Shkodër-Hani i Hotit, shtrati i Përroit të Vrakës është mbuluar nga mbeturinat. Shtrati i Përroit të Vrakës tashmë është kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash të cilat shkarkohen në liqenin e Shkodrës.

Nuk është hera e parë që jemi përballur me një situatë të tillë e cila për më tepër po shkatrron një nga pasuritë më të mëdha natyrore si liqeni i Shkodrës. Prej vitesh persona te papergjeshem shkarkojnë mbeturinat në kete zone.

Ndërkohë në vitin 2005 qeveria e Shqiptare e renditi në listën e zonave të mbrojtura por për veç këtyre vendimeve asgjë më shumë nuk është bërë. Fakti që është vijë ndarëse mes dy bashkive asaj të Shkodrës dhe Malsisë së Madhe ka bërë që asnjë nga keto institucione të lëvizi për të bërë diçka për ndalimin e kësaj “masakre” mjedisore.