Shkatërrohet banda e “Audit”, zbardhen vjedhjet e bujshme të 3 shqiptarëve

Policia italiane ka shkatërruar së fundmi një bandë të specializuar në vjedhjen e banesave. Operacioni është përmbyllur me arrestimin e tre shqiptarëve që vepronin në provincat Udine dhe Pordenone. Objektivat e tyre ishin banesat e izoluara në zonat periferike. Në pranga është vënë Toplana David, 24 vjeç, me banim në Forlimpopoli, Altin Marvataj dhe Sokol Molla, të dy 30-vjeçarë, me qëndrim të parregullt në shtetin italian. Të tre akuzohen për pranimin e mallrave të vjedhura, vjedhje dhe tentativë vjedhje. Hetimet kanë nisur nga disa vjedhje në Lignano, ku keqbërësit kanë marrë bizhuteri ari dhe sende të çmuara me vlerë të konsiderueshme. Tre shqiptarët akuzohen si autorë të disa vjedhjeve në disa banesa në Campoformido, Varmo, Basiliano, Pocenia, Fiume Veneto e Porcia, mes 10 dhe 12 Janarit. Gjatë këtyre goditjeve, ata kanë përdorur një “Audi A5 Coupe”, për të lëvizur, që u sekuestrua. Janë të paktën 12 vjedhje për të cilat akuzohen shqiptarët. Më 13 Janar, shqiptarët u arrestuan nga karabinierët e Latisanas në banesat e tyre mes Lignano e Ronchis. Gjatë kontrollit në banesat e shqiptarëve, efektivët gjetën de sekuestruan bizhuteri dhe objekte me vlerë rreth 3.000 euro, ndërsa pjesa tjetër e sendeve të vjedhura dyshohet se është shitur më parë. Të hënën e 16 Janarit, gjykatësi i Udines, Matteo Carlisi vendosi nda shqiptarëve masën e sigurisë me burg.

Artikulli paraprakDEKLARATAT E MËSUESES SHKODRANE PËR ISIS, REAGON MINISTRIA E ARSIMIT: VIDEO ËSHTË BËRË PARA 1 VITI
Artikulli tjetërGJENDET NJË FURGON I BRAKTISUR DYSHIME SE ËSHTË PËRDORUR NË NGJARJE KRIMINALE