Policia italiane shkatërron një grup kriminal që punonte në fushën e prostitucionit në shtetin përtej Adriatikut.

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale si shfrytëzim prostitucioni, kërcënim, favorizim i krimit, si dhe kërcënime të rënda.

Gjatë operacionit, të zhvilluar në zonën e Bergamos, u arrestua R. P, i njohur si “Rudy” ose “Il Pelato”, i lindur në 1972 në Shqipëri.

Tre anëtarët e tjerë të bandës së prostitucionit janë rumunë dhe arresti i tyre është kryer në Rumani dhe Gjermani.

Në total për këtë rast janë referuar materialet gjyqësore kundër 19 personave.Hetimet për rastin në fjalë nisën në vitin 2015.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAPELI I DURRËSIT LË NË BURG FLORENC ÇAPJAN
Artikulli tjetërFUTBOLLISTJA SHQIPTARE GJENDET E VDEKUR PAS 3 DITËVE