Shkatërrohet banda që vidhte furgona në Tiranë dhe i shiste për pjesë në Dibër. Zbulohen 11 raste.

 

Policia e Tiranës ka zbuluar 11 raste të vjedhjes së furgonave në Tiranë, të cilët më pas dërgoheshin në Dibër dhe shiteshin për pjesë. Më konkretisht ka rezultuar se shtetasi H. Elezaj, në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, dyshohet se kryente vjedhjen e automjeteve të tipit “Mercedes Benz”, kategoria furgon, në qytetin e Tiranës dhe i dërgonte në rrethin e Dibrës, në një pikë grumbullimi mjetesh të përdorura, ku dhe më pas çmontoheshin dhe shiteshin për pjesë këmbimi. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, janë kryer veprime verifikuese dhe hetimore ku është bërë e mundur gjetja e pikës së grumbullimit të mjeteve të përdorura, në fshatin Renxe Komuna Fushëqidhën, rrethi Dibër, me pronar shtetasin Erion Mazhi. Është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen e këtyre mjeteve Erion Mazhi 25 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi H. Elezaj, 48 vjeç. Në pikën e grumbullimit u konstatuan dhe sekuestruan pjesë të dyshuara të automjeteve të vjedhura në qytetin e Tiranës në kohë dhe vende të ndryshme dhe konkretisht : • Pjesë fugonash të ndryshëm si, – Parafango – Kofano – Xhama – Dyer – Sinjale të jashtëm – Sedilje, etj. Pjesë këto të dyshuara të marra nga mjetet e vjedhura në zona të ndryshme të juridiksionit të Tiranës, ku më konkretisht: – Më datë 05.09.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. H. – Më datë 20.11.2016, në rrugën “Fuat Toptani”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh. – Më datë 05.12.2016, në rrugën “Sotir Koleja”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. B. – Më datë 23.11.2016, në rrugën “Vaso Pasha”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. S. – Më datë 24.11.2016, në rrugën “Tish Dajia”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. M. – Më datë 26.11.2016, në rrugën e “Dajtit”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F. K. – Më datë 23.10.2016, në rrugën “Myslym Keta”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të një firme për produkte ushqimore. – Më datë10.11.2016, në rrugën “Skënderbeu”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. B. – Më datë 04.11.2016, në bulevardin “Blu”, është vjedhur kamionçina e tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit Z. M. – Më datë 20.02.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit R. U. – Më datë 13.05.2016, në rrugën “Sokrat Mihi”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. M. Po punohet për gjetjen dhe kapjen e shtetasit H Elezaj si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDURRËS, BIE NGA PALLATI, VDES 75-VJEÇARI
Artikulli tjetërTETE SHQIPTARË TË KOSOVËS ARRESTOHEN PËR TERRORIZËM