Karabinierët e Bërthamës Investigative të komandës provinciale të Riminit kanë arrestuar sot që në orët e para të mëngjesit gjashtë persona të përfshirë në një xhiro të madhe droge të vlerësuar në rreth 1 milion euro.

Banda i bënte porositë sikur të ishte tregu i frutave, por në të vërtetë ishte drogë, kryesisht kokainë.

Rreth dy mijë shitje droge janë të dokumentuara për nëntë muaj, ndërkohë që hetimi ka nisur që më 2016 ndaj një napolitani, i cili, bashkë me të dashurën e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër administronte tregun e drogës në sheshet e Riminit e Trentos.

Në shtëpinë në Trento karabinierët gjetën një fletë të shkuar me dorë ku ishin shënuar emrat e numrat e telefonave dhe porositë e “frutave” për t’u dorëzuar.

Nga përgjimet u zbulua që “fruti” ishte kokainë dhe që bosi i organizatës kriminale ishte një shqiptar 41-vjeçar që administronte një dyqan fruta perimesh në Viserba, i regjistruar në emër të të dashurës së tij ukrainase, 24 vjeç.

Ndër të arrestuarit e tjerë janë kushëriri i shqiptarit, me disa precedentë për shitje droge, dhe një 40-vjeçar nga Catania. Vendet ku shitje droga ishin Rimini, Cervia e Cesenatico.

Sasia e dorëzuar arrinte edhe 200 gramë në një herë të vetme. Një tjetër person i bandës i arrestuar është një 47-vjeçar nga Cesenatico, artizan ndërtimi që blinte kokainën nga siçiliani dhe shqiptari, gjente klientë dhe kryente transaksionet.

Ai u arrestua më 24 korrik 2017 në Milano Marittima për shitjen e 20 gramëve kokainë.

Hetimet kanë zbuluar që bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar, pasi droga vinte nga Spanja, përmes një “korrieri” nga San Mauro Pascoli, i arrestuar gushtin e kaluar në Savona ndërsa kthehej nga udhëtimi me makinën të mbushur plot: 1 kg kokainë, 9 kg marijuanë e 93 gramë hashash.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA DHUNON 34 VJEÇARIN NË KOMISARIATIN E KORÇËS
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, PLAGOSET NJË FËMIJË E DY BURRA