Operacioni – Shkatërrohet banda shqiptaro-boshnjake, sekuestrohen 8 mln € drogë

Një sasi lënde narkotike, kokainë marijuanë dhe metamfetaminë me vlerë 8 milionë euro është sekuestruar ndërsa janë arrestuar 19 persona, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes tre shteteve: Gjermani, Republika e Çekisë dhe Austria. Hetuesit e tre shteteve punuan bashkë për të shkatërruar bandën shqiptaro-boshnjake që prodhonte metamfetaminë dhe drogëra të tjera në laboratore ilegale. Droga nga republika çeke në Austri dhe Gjermani. Në 9 muaj janë sekuesruar 104. 5 kg metamfetaminë, 2.9 kg kokainë, 2. 2 kg amfetaminë dhe 3 kg marijuanë e pastër me vlerën e 8 milionë eurove shkruajnë mediat austriake Heute.at Po kështu në Republikën Ceke hetuesit zbuluan dy laboratorë droge dhe sekuestruan 20 kg drogë Kristal dhe 90 kg përzierës. Në Holandë gjithashtu është gjetur një laborator droge. Sipas policisë banda arrinte të prodhonte 40- 100 kg drogë, metamfetaminë çdo javë

Artikulli paraprakTHIKE NE MAKINE,PRANGA TURKUT,S’PRANOI TE BENTE TESTIN E ALKOOLIT
Artikulli tjetërSHQIPTARET FESTOJNE DITEN E PAVARESISE NE BRUKSEL