Policia italiane ka zbuluar një  grup prostitucioni në  Itali, të  përbërë  nga shqiptarë  dhe italianë. Prostitucioni ushtrohej në një klub nate në Brianza.

Karabinierët kanë nisur të hetojnë rastin, pasi morën një telefonatë, ku nga ana tjetër dëgjohej një zë femre, e cila pretendonte se ishte dhunuar e shfrytëzohej seksualisht nga disa meshkuj.

Forcat policore italiane arritën të arrestojnë burra e gra italiane, në Varese, Milano, Varedo, Como, Lecco dhe Alessandria, raportojnë mediat fqinje.

Nga 7 të arrestuarit, 6 u lanë në burg, kurse 1 është në “arrest shtëpie”. Gruaja e re ka thënë përpara policëve se ishte rrahur dhe shfrytëzuar seksualisht. Shumica e vajzave të trafikuara ishin nga vendet e Europës Lindore, ndërsa nuk mungonin edhe vajzat e reja italiane.

Hetimet që janë zhvilluar kanë zbuluar se shqiptarë dhe italianë bashkë punonin në këtë “biznes”, nga i cili fitonin shuma të mëdha parash.