
Policia e Shkodrës finalizoi me sukses operacionin policor “PREKALORI“ ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 5 shtetas të gjithë nga Malësia e Madhe nën akuzën e “Prodhimit e shitjes së narkotikëve. Policia i sekuestroi atyre 205 kg drogë e cila kishte si destinacion Malin e Zi. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit Z. K , 53 vjeç, kryetar i grupit kriminal, G.M 31 vjeç, bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të grupit, K.M 28 vjeç, E. H 29 vjeç, dhe shtetasi Xh. D 21 vjeç, të gjithë pjestarë të grupit kriminal.
Sasia e lëndës narkotike bështë gjetur në një furgon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.
Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.Sic mësohet nga policia Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore grumbulloi informacione në lidhje me këtë grup kriminal që kishte lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) në qarkun e Shkodrës.
Hetimet në lidhje me këtë procedim janë kryer në bashkëpunim mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.Cështja i është referuar Prokurorisë së Shkodrës ndërsa 5 të arrestuarit do tëe përballen me akuzat atë të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”






