Policia greke ka shkatërruar një organizatë të ekstremit të djathtë. Sipas burimeve policore, gjatë një operacioni të zhvilluar prej Departamentit të Antiterrorit dhe Forcave Speciale të policisë në Athinë, Pire dhe Peloponez, 6 persona u arrestuan,

ndërsa u sekuestrua një sasi lënde shpërthyese, detonatorë, materiale propabandistike të partisë naziste “Agimi i Artë”, dhjetera kokteile molotov të gatshme për perdorim, shkopa bejsbolli, thika dhe mjete dhune, që përdoren prej huliganëve.

Autoritetet thanë se 6 personat e arrestuar janë anëtarë të grupimin ekstremist “Combat 18”, një organizatë e ekstremit të djathtë e mbështetur nga Agimi i Artë. Njëri prej të arrestuarve është ndaluar edhe më parë prej autoriteteve gjatë një tubimi të partisë naziste greke.

Polica thotë se të arrestuarit kanë sulmuar dhe hedhur në erë në muajin gusht të 2017 një ambient që përdorej prej komunistëve grekë, ndërsa në muajin janar kanë sulmuar sërish të njëjtin ambient, duke plagosur disa prej tyre.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie nën akuzat e krijimit të organizatës terroriste, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje si dhe nxitje të dhunës dhe akteve rraciste.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI,APEL PREFEKTIT ÇESK MILLJA:SHPALLNI GJENDJEN E EMERGJENCAVE
Artikulli tjetërTONIGHT – 06.03.2018