Shkatërrohet karteli i drogës në Greqi, gra e fëmijë transportonin drogë në ishullin Kos

Shkatërrohet një organizatë e fuqishme kriminale në Greqi: arrestohen 23 shqiptarë, 20 grekë dhe 1 pakistanez. Zëdhënësi i Policisë greke, Zv.drejtor Theodore Hronopoulos njoftoi se Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe Trafikut e rajonit të Atikës, Athinë, ka shkatërruar një rrjet të fuqishëm kriminal të përbërë nga tre organizata kriminale aktive në trafikun e drogës në shkallë të gjërë, kokainë dhe kanabis, në Atiki dhe Kos. Në të njëjtën kohë është shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare me anëtarë në Kos dhe Turqi, të cilët lehtësonin hyrjen e paligjshme të të huajve nga bregdeti turk në Kos, duke përdorur anije. Në bashkëpunim me Europolin, policia greke ka arritur të godasë grupet kriminalë. Nga operacionet policore të kryera në të njëjtën kohë në orët e para të 5 qershorit 2017 në Athinë dhe në Kos, janë arrestuar në total 44 anëtarë të organizatave kriminale nga të cilët: 23 janë shqiptarë, 20 janë grekë dhe 1 është pakistanez. 7 nga anëtarët kryesorë janë arrestuar në Athinë. Këta anëtarë kanë luajtur rol parësor në trafikun e drogës dhe kanë lehtësuar daljen nga Greqia të shtetasve të vendeve të treta pa iu nënstruar kontrollit, përcjell Syri.net.. Për të provuar gjithë gamën e aktiviteteve të tyre të paligjshme, të organizatës kriminale, janë dashur disa muaj hetime me metodikë dhe janë analizuar informatat dhe të dhëna të rëndësishme duke përdorur metoda speciale hetimi dhe teknologji. Gjatë hetimit është zbuluar ekzistenca e një labirinti të rrjetit kriminal që përbëhej nga tre nivele hierarkie. Me seli në Atiki dhe Kos, ata komunikonim duke qarkulluar sasi të mëdha kanabisi me anije, më shumë se 200 kg kanabis dhe 5 kg kokainë, duke nxjerrë qindra mijëra euro fitim. Kreu i këtij rrjeti, kapiteni, ishte një shqiptar, drejtues i të gjithë trafikut të drogës. Rrjeti kriminal i kordinuar me furnizues kryesor të rregullt, sillte sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi nga Shqipëria në Greqi dhe i ruante në zona të veçanta në Atikë. Anëtarët kryesorë të organizatës banonin në Atikë. Çmimi i shitjes së kanabisit arriti në 800 euro kilogrami dhe 38 euro për 1 gram kokainë. Në rastet kur paratë paguheshin menjëhërë në dorë dhe klienti ishte i besueshëm, organizata bënte zbritje. Në Kos, droga transferohej pak nga pak gradualisht (100 gr kokainë dhe 10 kg kanabis) nga anëtarët më të thjeshtë të grupit, gra me fëmijë që merrnin anijet e linjës së Pireut. Me ardhjen e drogës në Kos, anëtarët vendas vepronin në koordinim dhe sipas urdhrave nga komanda e Athinës.

Artikulli paraprakLUKA ME QYTETARËT, NR.6 E VETMJA ALTERNATIVË
Artikulli tjetërHOQI FLAMUJT GREKË NË LIVADHJA E ALIKO, ARRESTOHET NË KUFI KREU I LSHB