
Në bazë të këtij operacioni, është bërë e mundur kapja e gjashtë personave.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Greps”. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit: • Ylli I. Tema, 33 vjeç, banues në Larushkë, Fushë-Krujë; • Artur I.Tema, 27 vjeç, banues në Larushkë, Fushë-Krujë; • Gëzim Tema, 37 vjeç, banues në Greps, Fushë-Krujë; • Indrit Kapllani, 31 vjeç, banues në Tapizë, Fushë-Krujë; • Gani Rama. 47 vjeç, banues në Mafsheq, Fushë-Krujë; • Edmond Matja, 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Arrestimi i tyre u bë pasi: Më datë 23.03.2016, në fshatin Greps, Nikel, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Gëzim Tema, të pranishëm edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, u kapën në flagrancë, duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës. Në cilësinë e provave materiale iu gjetën dhe iu sekuestruan: • rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; • mjeti tip BMË me targa AA 303 KZ; • mjeti tip Audi me targa AA 949 LE; • 12 aparate telefoni celularë. Shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, në bashkëpunim parashikuar në nenin 283 / 2 të Kodit Penal.
/ Star Plus TV /






