Një operacion i gjërë policor kundër trafikut të narkotikëve ka nisur mbrëmjen e 27 nëntorit në Itali në zonën e Breshias.

Bëhet fjalë për tonelata marihuanë dhe kile kokainë që vijnë nga jashtë vendit me synim kapjen e tregut të kësaj zone. Pas disa muajsh hetime, karabinierët e njesisë së hetimit të Prokurorisë së Breshias kanë zbatuar 20 urdhra arresti. Ndër të arrestuarit, 8 janë italianë dhe 12 janë shqiptarë që të gjithë të lidhur me provincën e Breshias. Pjesa më e madhe janë shqiptarë, por ka dhe italianë e ndër ta, një është femër. Kjo ishte një organizatë kriminale, që pas muajsh hetimesh, rezultoi se importonte kokainë nga Holanda dhe marihuanë nga Shqipëria përmes disa rrugëve dhe mekanizmave deri tani të panjohur, por të provuara që nga fundi i vitit 2016. Kështu, grosistët e drogës, agjentët, korrierët dhe tregtarët ishin të përhapur në të gjithë Italinë. Në veçanti, u zbuluan se ishin dy rrugë të depërtimit të drogës.

Nga Hollanda arrinin kile me pluhur të bardhë pas çdo udhëtimi. Ishte një anëtar i organizatës kriminale që shkonte në veri të Evropës nga Breshia me avion dhe pastaj e ngarkonte kokainën në fundin e dyfishtë të makinës e madje edhe në folenë e kasetofonit. Pasi arrinte në Itali, ai furnizonte tregun e drogës. Sa për marihuanën, ajo mbërrinte në Itali nga Shqipëria me anë të skafistëve të posaçëm. Ngarkohej në gomone dhe arrinte në Kalabri prej ku korrierët e dërgonin drogën në veri të Italisë, pikërisht aty, ku të nisur nga Durrësi, karabinierët kishin konfiskuar ngarkesën tjetër. Ata që kryenin këto udhëtime në det njiheshin nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe prokurorët italianë, kështu që ndodhte që ata të hidhnin në det ngarkesat e tyre në mënyrë që të mos kapeshin nga kontrollet. Të arrestuarit janë të gjithë të akuzuar për krime të lidhur me drogën dhe rrezikojnë të paktën dhjetë vjet burgim.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË DOGANË, TETOVARI: MAKINA E TIJ ISHTE E VJEDHUR NË ITALI
Artikulli tjetërGRUPET KRIMINALE Ë SHQIPËRI, 50% MERREN ME DROGË, 18% ME VRASJE