Policia italiane ka nisur një operacion që në orët e para të mëngjesit në Ravenna, për arrestimin e 11 personave të përfshirë në trafik e shpërndarje droge.

Operacioni që vazhdon ende me kontrollet e banesave, përfshin 60 efektivë nga policia e shtetit. Hetimet kanë bërë të mundur shkatërrimin e një rrjeti shpërndarjeje të përbërë nga italianë e shqiptarë që vepronin në Romagna.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar janë denoncuar 15 persona e arrestuar gjashtë të kapur në flagrancë, duke sekuestruar 10 kilogramë marijuanë, mbi 23 kilogramë hashash e 1.1 kilogramë kokainë.

Artikulli paraprakPLANTACION KANABISI NË VRESHTIN E RRUSHIT, ARRESTOHEN SHQIPTARI E ITALIANI
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK, VDES 47 VJEÇARJA ,MJETI LARGOHET