POLICIA E SHTETIT, FINALIZON OPERACIONIN E KODUAR “EMIGRACIONI I PALIGJSHËM”.Një grup i strukturuar kriminal që merrej me falsifikimin dokumentave është shkatërruar nga policia, ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona. Në operacion e koduar “Emigracioni i Paligjshëm”, të zhvilluar në Tiranë dhe në Shkodër, janë zbuluar laboratorë të falsifikimit të dokumentave.

Sipas policisë 5 të arrestuarit rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave. Për ata që donin të shkonin në vendet e BE-sëduhet të paguanin 5000 Euro, ndërsa 20.000 dollarë për në SHBA dhe Kanada. Nga hetimet rezulton se pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit. Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.

Personat e arrestuar në operacionin “Emigracioni i Paligjshëm” Bajram Xhaja 58 vjeç, banues në Tiranë. Kujtim Emiri 59 vjeç, banues në Tiranë, i i dënuar më parë ne vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve. Xhelil Alla 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë. Sofije Pepaj 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër. Mihal Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet e sekuestruara nga policia

Dy kompjutera, Printer i markës HP, Printer i markës EPSON LQ-630, Makineri prodhimi karta elektronike model RECOL LAM 221, Makineri prodhimi karta elekronike model ZEBRA ZXP serie 1, 5 (pese) Pjese e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të pa hapura, 2 (dy) Pjesë e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të hapura, njera ngjyre e zezë dhe tjetra blu, 1 (nje) vizore metalike 20 cm, me mbishkrimin “HUANOIU”, Printer profesional CANNON, Një pistoletë zhurmuese, 1 (nje) çekiç me bisht druri me bishkrimin “TUV”, 1 (nje) gërsherë me mbishkrimin “ICE”, Tre pasaporta italiane me gjeneralitete italiane, 24 karta identiteti italiane pa gjeneralitete dhe 10 karta identiteti italiane me gjeneralitete, Disa Leje Drejtimi dhe Leje Qarkullimi Italiane me emër dhe pa emër si dhe disa karta sanitare italiane, 5 (pese) flete formati A4, me mbishkrime ne gjuhen spanjolle, si dhe me stema, 23 (njezet e tre) Flete ngjitese te sheshta, 3 (tre) Flete ngjitese te sheshta me elemente sigurie ne trup (dy ngjyre te bardhe deh nje ngjyre e verdhe), 1 (nje) Flete ngjitese e mbledhur ne forme tubi, 8 (tete) foto per dokumenta, 1 (nje) Solucion i markes 3M, per foto, 3 (tre)Mbajtese boje per vula te njoma, 17 (shtatembedhjete) vula te njoma 3 (tre) prej tyre me bisht, 1 (nje) vule e thate metalike me mbishkrimin IDEAL mod No.1, 1 (nje) punto metalike, 2 (dy) kuti metalike bosh, 2 (dy) USB ngjyre te zeze me mbishkrim “VERBATIM” dhe “KINGSTON”, 1(nje) skelet zyzesh pa xham me lupe ne krahun e djathte, sebashku me nje kuti zyzesh, 7 telefona të markave të ndryshme, 1 (nje) kapse vule e thate, pa vule, 3 (tre) bisturi me bisht ne formen e stilolapsi, 1 (nje) karikues baterish me ngjyre te zeze, 3 (tre) flete zmerile, ngjyre blu, 3800 Euro, 69.000 lekë të reja 1400 dollarë, Një automjet tip Mercedes Benz