Dy artistë të rinj, Eros Dibra dhe Dea Tili hapën të premten në mbrëmje në Galerinë ‘Kalo’ ekspozitën e tyre të titulluar “Viewpoint”.

Kjo ekspozitë është e rëndësishme, tha në nisje të fjalës së tij, Përparim Kalo, pasi identifikon dy talent shqiptarë, Erosin dhe Dean. “Ata janë njeri nga veriu e tjetri nga juglindja dhe vendosën çaste të ndryshme në kanavacë. “Eros e shikon botën nga jashtë, ndërsa Dea e shikon atë nga brenda”, thotë Kalo. Ndërsa profesor Gazmend Leka, i cili është edhe pedagog në Akademinë e Arteve, duke i veçuar ata për aftësitë e tyre në auditore, theksoi se janë dy artistë të rinj që sapo kanë lënë ateljen e Universitetit të Arteve. “Ishin ndër të paktët studentë të shkëlqyer. Vite më parë ata hynë në ateliet e shkollës që të mësonin rregullat e së vërtetës, por dolën nga kjo shkollë duke i thyer ato, e duke ndërtuar rregullat e ‘gënjeshtrës’, rregullat e gabimit, rregullat e së vërtetës së mbrame, rregullat e një bote iluzore, rregullat e qenies që vëzhgon të vërtetën, e botës materiale, për ti përmbytur e për të ndërtuar rregulla të reja, ato të një botë shpirtërore që fshihet thellë në unin e tyre e që sapo kanë filluar ta zbulojnë. Me pak fjalë shkelën ligjet për ti respektuar e për ti përmbushur”, shprehet profesor Leka.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFOTO-LAJM / JA FLETA E VOTIMIT TË REFERENDUMIT TË PS-së
Artikulli tjetërFunny Horoscope – 02.04.2016