Policia e Shkodrës, ka nisur nje vale aksionesh ndaj drejtuesve te automjetev e qe shkelin kodin rrugor. Sipas njoftimit te policise se Shkodres behet me dije se vetem gjate dy diteve, uniformat blu te qarkullimit rrugor ne Shkoder, kane arritur qe te ndermarrin 144 masa administrative ne drejtim te drejtuesve te automjeteve. Sipas te dhenave qe oforojne blute e shkodres behet me dije se jane vendosur keto masa ndeshkimore.

 

– Për parkim të gabuar 75 masa administrative .

– Për rrip sigurimit 18 masa administrative .

– Për përdorim të aparateve telefonike 9 masa administrative.

– Për shkelje të ndryshme 11 masa administrative . 

– Për kaskë mbrojtëse 12 masa administrative.

– Për munges të policës së sigurimit 6 masa administrative 

– Pasagjer jashtë vendeve 5 masa administrative.

– Për xhama të riveshur 3 masa administrative.

– Për munges te kontrollit teknike 3 masa administrative .

– Janë bllokuar 2 mjete për debitor.

 

Sipas bluve te Shkodres, behet me dije se keto masa kane qellim jo gjobitjen e drejtuesve te automjeteve, por ndergjegjesimin e drejtuesve per te mos shkelur kodin rrugor ne republiken e shqiperise, por edhe rritjen e sigurise ne rruge te drejtuesve te automjeteve dhe mbrotjen e jetes se qytetareve

Artikulli paraprakBYLIS – VLLAZNIA, NDESHJE QË VENDOS SHUMË PËR TË ARDHMEN
Artikulli tjetërDOMËN, SEKUESTROHEN 30 m3 LËNDË DRUSORE