Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Proptishtë në Pogradec, mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve të para, një masiv shkëmbor ka rënë mbi një makinë me të cilën udhëtonin 4 persona. Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale. Makina po lëvizte në drejtim të fshatit, kur ka rënë masivi i gurëve. Reshjet e dendura të shiut me gjasë kanë ndikuar në lëvizjen e gurëve dhe shkëputjen e shkëmbit.

Ngjarje e përsëritur Rreth dy muaj më parë, në Torovicë të Lezhës, një masiv shkëmbor u shkëput dhe zuri poshtë një automjet ku udhëtonin tre anëtarë të një familje, dy vëllezër dhe bashkëshorten e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë. Të tre mbetën të vdekur.

Artikulli paraprakBRUKSEL, PRESIDENTI I BE PRET RAMËN:REFORMAT TUAJA, SHEMBULL
Artikulli tjetërMASKAT LIDHIN ÇIFTIN E PRONARËVE DHE GRABISIN FIRMËN E PIJEVE