Shkencëtarët kanë parë për herë të parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë.

Një vëzhgim i tillë mund të duket jo vetëm i vështirë, por plotësisht i pamundur, duke qenë se vrimat e zeza përpijnë dritën që shkon pranë tyre.

Tanimë studiuesit mendojnë që këto hapësira e përplasin dritën brenda sipërfaqes së tyre dhe mund të arrijnë të gjejnë të dhëna të tilla, njofton The Indipendent.

Zbulimi erdhi pasi shkencëtarët ekzaminuan rrezet X që po hidheshin në univers nga një vrimë e zezë supermasive, që qëndron në mes të një galaktike tjetër, 800 milionë vite dritë larg.

Pas rrezeve X të ndritshme, të ndezura, kishte drita më të vogla të cilat shfaqeshin në “ngjyra” të ndryshme sesa ato më të dukshme.

Rrezet X dukeshin sikur po reflektoheshin nga ana tjetër e vrimës së zezë, vëren astrofizikani i Universitetit Stanford, Dan Wilkins.

Por një ngjarje e tillë do të dukej shumë e pazakontë, duke qenë se vrimat e zeza janë më të famshme për shkatërrimin e dritës, sesa të qenit burim i saj.

“Çdo dritë që hyn në atë vrimë të zezë nuk del, kështu që ne nuk duhet të jemi në gjendje të shohim çdo gjë që qëndron prapa vrimës së zezë,” tha ai në një deklaratë.

Zbulimi i dritës nga ana tjetër e një vrime të zezë u parashikua nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit. Por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe zbulimi shënon herën e parë që vërehet dritë drejtpërdrejtë pas një vrime të zezë.