Një shkëndi zjarri e rënë sot rreth ores 12:00 në fshatin Kaldrun në familjen e 48 vjeçares Shkurte Osmani për pak mund të sillte pasoja për jetën e saj.

Kanë qenë banorët e këtij fshati që kanë lajmëruar repartin e zjarrëfikseve në qytetin e Koplikut të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen  nga banesa .Menjëherë është dërguar në spitalin eKoplikut per tu percjellur me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër.Në momentin e rënies së  zjarrit gruaja 48 vjeçare ka qenë e vetme në banesë pasi bashkëshorti ka humbur jetën  para një viti ndërsa djali i vetëm nuk ndodhej aty. Ndërhyrja e shpejtë e komshijëve dhe e punonjësve të zjarrëfikëseve ka bërë që ngjarja të mos ketë pasoja fatale.Besnik Hasa shef i shërbimit zjarrëfikës në Malësinë e Madhe shprehet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit.’Kemi ndërhyrë dhe kemi nxjerrë jashtë gruan e asfiksuar nga tymi që e kemi dërguar ne spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Banorët kanë nxjerrë jashtë çfarë kanë mundur ndërsa shkak ka qenë mbingarkesa e rrjetit.Shkëndija elektrike i ka dhenë zjarr divanit dhe më pas ai është përhapur”.Fqinjët tregojnë se në momentin e zjarrit ,gruaja ka qenë e vetme në banesë , ku jeton së bashku me djalin.

Artikulli paraprakSIGURIMI I MJETEVE, SË SHPEJTI “BONUS-MALUS”
Artikulli tjetërINFRASTRUKTURA NË VAU DEJËS, BANORËT BËJNË APEL