Flaket e zjarrit kane shkrumbuar nje banese dy kateshe mengjesin e se merkures ne qytetin e Shkodres.

Vatra e zjarrit eshte shfaqur rreth ores 7:30 te mengjesit te se merkures ne familjen Muka tek ish rrugica e Tisazhit ne lagjen Parruce. Ne baze te hetimeve te kryera nga forcat e zjarrfikeses dhe policia mesohet se shkak i ketij zjarri ka qene nje shkendije elektrike. Era dhe vjetersia e baneses kane sjelle edhe perhapjen me shpejtesi te flakeve te zjarrit. Banoret e zones kane njoftuar menjehere forcat e zjarrfikeses zjarrëfikes të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, megjithate këto të fundit e kanë patur të pamundur evitimin e djegies së baneses, ndërsa lokalizimi i flakëve ka shmangur pasojat në ndërtesat e tjera përreth. Ndërkohe si pasojë e zjarrit janë shembur edhe trarët e katit të dyte duke ndikuar negativisht në ndërhyrjen e zjarrefikesve brenda objektit për shkak të rrezikshmërisë. Nje situate e tille, ka krijaur panik tek banoret e tjere te lagjes edhe per vete pozicionin e banesave te cilat jane ngjitur me njera tjetren. Nderhyrja e zjarrfikesve ka sjelle edhe izolimin e plote te flakeve te zjarrit.

Artikulli paraprakANTONIO TAJANI ZGJIDHET PRESIDENT I PARLAMENTIT EUROPIAN
Artikulli tjetërMBI 50 TË VDEKUR, KAMPI I REFUGJATËVE SULMOHET GABIMISHT