Shkëndija elektrike shkrumbon shtëpinë dykatëshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Komsi të bashkisë Mat, ku një shtëpi dykatëshe është shkrumbuar thuajse plotësisht. Fatmirëshit në atë moment nuk ka pasur persona në banesë. Shkaku i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Shtëpia i përkiste shtetasit Gëzim Barçi.