“Shkëndija Krishtlindjesh” ishte titulli i koncertit festiv të organizuar nga famullia “Zoja e Shkodrës”, në prag të festës së shenjtë të Krishtlindjes, një aktivitet që solli pranë Katedrales së Shkodrës frymën e gëzimit, shpresës dhe bashkimit mes komunitetit.

Përveç fëmijëve të Katedrales, në këtë koncert festiv u përfshinë edhe nxënës nga shkollat “Zemra e Krishtit”, “Cuor Jezu” dhe “Maria Ndihmëtare”, të cilët përmes këngëve, recitimeve dhe interpretimeve të përgatitura enkas për këtë festë, përcollën mesazhe paqeje dhe dashurie.

Ky koncert festiv krijoi një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë në ambientet pranë Katedrales së Shkodrës, duke e kthyer mbrëmjen në një moment reflektimi dhe gëzimi për besimtarët dhe qytetarët që morën pjesë, në prag të një prej festave më të rëndësishme të krishterimit.

Artikulli paraprakAKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE, RAMA: VIJOJMË KUDO
Artikulli tjetër3 PROJEKTE TË REJA PËR SHKOLLAT E BASHKISË SHKODËR