Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate e tone të larta mes dy forcave politike, mazhorancës dhe opozitës dhe shkak është bërë diskutimi për protestat e qytetarëve.

Fillimisht Sali Berisha bllokoi foltoren duke kërkuar që të marrë minuta shtesë për fjalën ndërsa më pas foli pro protestës duke kërkuar shfuqizim të rendit të ditës dhe rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ju keni vendosur t’i zgjidhni me kërcënime, duke marrë bandat. Paralajmëroj urgjent hetim parlamentar. Larg duart nga protesta, zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë. Pastaj do ikni si minjtë. Por më mirë tani burrërisht, të hedhim mosbesim ndaj Edi Ramës dhe t’i japim zgjidhje krizës që do të jetë shumë herë më e fortë në ditët dhe javët që vijnë”, tha Berisha.

Kreut të PD përgjigje i ktheu Taulant Balla, i cili tha se Berisha është i fundit që mund të flasë për qytetarët që protestojnë. Në një moment ai iu drejtua Berishës si “pelikan” çka nxiti një reagim të menjëhershëm nga Flamur Noka, i cili u çua në këmbë e iu afrua Ballës me kërcënime e ofendime.

Ndër të tjera, Balla e sfidoi Berishën të shkonte në protestë për të parë nëse do të pranohej apo jo në mesin e qytetarëve.

“I fundit që mund të flasë për protestuesit është ky pelikani këtu. Nëse do të zbatosh atë që unë të ftoj, Sali Berisha, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti”, tha Balla.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNË BURG QË NË TETOR 2024, APELI I GJKKO RRËZON ANKIMIN DHE LË NË QELI ILIR METËN
Artikulli tjetërFALENDERIM DHE SENSIBILIZIM PËR MURGESHAT NË RUBIK