Një nga kryeveprat botërore, “Mbretëresha e bukurisë nga Linejni” do të vijë në teatrin “Migjeni” pas 20 vitesh. Trupa e Teatrit Kombëtar Eksperimental me regji të Kiço Londos do ta sjell këtë komedi të zezë të britaniko-irlandezit Martin McDonagh

Një prej aktorëve Genc Fuga që do luaj tek “Mbretëresha e Bukurisë nga Linejni” bashkë me Ermira Gjatën, Ëngjëll Hoxhën dhe Laura Nezhën fton të gjithë shkodranët që ta ndjekin në teatrin “Migjeni”

“Mbretëresha e Bukurisë nga Linejni” do të vijë për dy ditë me radhë në teatrin “Migjeni” me 29 dhe 30 mars në ora 19:00, një vepër e cila gjen shumë të përbashkëta me Shqipërinë e para 27 viteve e sapo dalë nga regjimi diktatorial.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVAU-DEJËS, SISTEMIM DHE ASFALTIM TË RRUGËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, BUSHATI: MANDATIN DO E REFUZONTE ÇDO I RI