Sërish është regjistruar vetëm një rast I ri pozitiv me COVDI-19 në qarkun Shkodër. Të infektuar aktivë janë 83 qytetarë në pesë bashkitë e qarkut, tre më pak se një ditë më parë. Si shkak I numrit të rasteve aktive, Shkodra renditet si qarku I tretë në të gjithë vendin.

Në spitalin rajonal të Shkodrës është I shtruar vetëm një pacient I infektuar me koronavirus. Ky është pacienti I fundit I cili po merr shërbim në këtë institucion. Tashmë ky spital I është kthyer normalitetit, por në rast nevoje do të ofrojë shërbim edhe për çdo pacient të infektuar me koronavirus.

Deri në fillim të vitit 2021 Shkodra ke qenë ndër qarqet më të prekura pas përhapjes së pandemisë. Prej muajit shkurt janë kryer 42 mijë vaksinime në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës duke bërë që ky process të ndikojë në përmirësimin e shpejtë të situatës së krijuar.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që te tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin anti-COVID edhe gjatë kësaj periudhe ku ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve. Gjithashtu këshillohet që për cdo simptomë qytetarët të konsultohen me mjekun e familjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARTIZANIA: VITI PANDEMIK MË I VËSHTIRI
Artikulli tjetërSHKODER, KANDIDATI I PD SHEHAJ: BASHA REKORD HUMBJESH