Fatmirësisht ka patur një rënie të numrit të personave të infektuar ditorë me COVID-19 në qarkun Shkodër. Prej tre ditësh, shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë një përmirësim të lehtë të situatës. Në 24 orët e fundit, u shënuan 10 raste të reja të infketuara me koronavirus, prej të cilave gjashtë raste në bashkinë Shkodër, tre raste në Malësinë e Madhe dhe një rast është shënuar në bashkinë Pukë.

Aktualisht të infektuar aktivë janë 1356 qytetarë në nivel qarku. Situata e krijuar në institucionet arsimore në Shkodër vijon të shkojë drejt përmirësimit, ku deri më tani, të infektuar aktivë me koronavirus janë 13 mësues dhe një nxënës ndërsa bëhet me dije se gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme.

Nisur nga situata që duket më e qetë në ditët e fundit për qarkun Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm me zbatimin e masave antiCOVID.

Gjithashtu, u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Mjekët e familjes në gatishmëri për të ndjekur çdo rast të dyshuar me koronavirus, por edhe komlikime të tjera shëndetësore gjatë kësaj periudhe