Muaji korrik ka shënuar një rritje të numrit të vatrave të zjarrit. Drejtori I repartit zjarrëfiëks në Shkodër, Agim Ponari thotë se gjatë muajit që lamë pas efektivët zjarrëfikës kanë ndërhyrë për shuarjen e 103 vatrave të zjarrit.

Drejtori Ponari shton se situata gjatë verës ëshët shumë e vështirë, pasi punohet me 30% të kapacitetit të efektivëve duke qenë se Ministria e Mbrojtjes nuk aprovon rekrutimin e zjarrëfiëksve të rinj.

Muaji gusht mbetet një tjetër sfidë e hapur për efektivët e repartit zjarrëfikës në Shkodër, pasi me rritjen e temperaturave pritet të ketë më tepër vatra zjarri të cilat duhet të neutralizohen para se flakët të rrezikojnë jetë njerëzish.

 

Artikulli paraprakKLSH: BASHKIA SHKODËR PA BUXHET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Artikulli tjetërTRAGJEDIA ME FËMIJËN E VRARË NË POTAM, BERISHA DËNON MUNGESËN E SIGURISË NË PLAZHE: PËR LIGJIN NUK PYET NJERI, KRIM I TMERRSHËM