Një tjetër rënie e numrit të personave të regjistruar në 24 orët e fundit në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoit 12 raste të reja dhe 1 viktimë në Malësinë e Madhe. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 9 raste në bashkinë Shkodër, 2 në Malësinë e Madhe dhe vetëm 1 në bashkinë Vau Dejës.

Të infektuar aktivë në pesë bashkitë e qarkut janë një mijë qytetarë, pjesa më e madhe banorë të bashkisë Shkodër. Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë 11 pacientë, 4 më pak se një ditë më parë.

Në repartin infektiv janë të shtruar 5 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa 6 të tjerë janë të shtruar në reanimacion. Duke filluar nga sot, procesi I vaksinimit kundër COVID-19 është zhvendosur në të gjitha qendrat shëndetësore në qytetin e Shkodrës.

Ky proces nuk do të kryhet më as në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe as në ambjentet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Deri më tani janë shpërndarë mbi 15 mijë doza vaksinë tek personeli mjekësor, mësuesit dhe pedagogët dhe tek të moshuarit mbi 60 vjeç.

Deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast I reaksionit apo komplikacioneve shëndetësore në trup pas marrjes së dozës së parë apo të dytë të vaksinës.

Artikulli paraprakTONIGHT – 13.04.2021
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS VAKSINIMI I GRUPMOSHËS MBI 60 VJEÇ