Në 14 janar 1990, 31 vite më parë një grupim i madh qytetarësh shkodran në mënyrë të organizuar dolën për të rrëzuar bustin e Stalinit në qendër të qytetit të Shkodrës ku sot ndodhet busti i Luigj Gurakuqit por nuk ia arritën dhe shumë prej tyre u arrestuan dhe burgosën.

Një prej figurave kryesore ishte Rini Monajka i cili ka patur një bisedë me ambasadorin gjerman të asaj kohe dhe që u nda nga jeta pak vite më vonë si shkak i torturave që kishte pësuar. Sot pas 31 vitesh, organizatorët përkujtuan atë datë historike por në vetëm me një konferencë shtypi si shkak i COVID-19.

Sot pas 31 vitesh zhgënjimi për organizatorët e demonstratës së 14 janarit 1990 është i madh nga të gjitha palët politike.

Ndërkohë ata që i kishin përballë dhe që i burgosën e torturuan janë pjesë e strukturave shtetërore e madje edhe institucioneve të reja të drejtësisë duke përmendur edhe emra.

Nga viti në vit ajo ngjarje e 14 janarit 1990 por edhe ngjarje të tjera të ngjashme të lëvizjeve antikomuniste që i hapën rrugë lëvizjes së dhjetorit në Tiranë po lihen në harresë ndërsa politika këto ngjarje i ka përdorur kur i është nevojitur.